Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 16:55

Shkup – Fakti që Zv/kryeministri për çështje evropiane Vasko Naumovski, sigurisht do të zëvendësohet nga Ermira Memeti ose dikush tjetër nga radhët e  BDI-së, nuk do të thotë se VMRO-DPMNE nuk do të bartë faj.

Ashtu si qëndrojnë punët, edhe këtë vit do të ngelim pa datë për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe pa ftesë për anëtarësim në NATO. Njohësit e skenës politike vendase e kanë interpretuar si ndarje të resorëve në  partner-koalicione të vjetra dhe të reja të lidhura me integrimet euro-atlantike.

Sipas tyre, VMRO-DPMNE në mënyrë elegante “hoqi dorë” nga resorët të cilët përveç prestigjit sjellin edhe shumë kokëçarje, për arsye se suksesi me ato resore është direkt i lidhur me zgjedhjen e çështjes së emrit.

Sekretariati për çështje evropiane si dhe ministri për mbrojtje si qëllim përfundimtar në punën e tyre e kanë vendosur anëtarësimin në BE dhe NATO, dhe kjo nuk është e mundur përderisa nuk zgjidhet çështja me Greqinë. Për këtë arsye VMRO-DPMNE-ja ka shpreh vullnet që këto sektorë t’ia lë BDI-së.

Me këtë edhe do t’i kënaqë dëshirat e partnerit i cili i forcuar nga rezultatet zgjedhore  kërkon pozita më atraktive, por edhe do ta ndajë përgjegjësinë për rezultatet e arritura.

Profesori Mirsel Billali, konsideron se ajo që VMRO-DPMNE e lëshoi Sekretariati për çështje evropiane mundet të mendoj se partia e Gruevskit ngren duar nga e ardhmja evropiane e vendit.

“Me këtë veprim në opinion lihet përshtypje se nuk janë mjaft të interesuar për anëtarësimin në BE. Lëshimi i ministrisë për mbrojtje është punë krejtësisht tjetër për arsye se atje janë bërë më të gjitha reformat dhe veç më punohet sipas standardeve të NATO-s dhe kështu kjo ministri u bë e pa interesuar për VMRO-DPMNE-në, thekson Bilali.

Lazar Lazarov, profesor në marrëdhënie ndërkombëtare  pranë Universitetit FON theksoi se kjo që në qeverinë e re BDI-ja do t’i ketë resore atraktive në esencë nuk ka asgjë të keqe vetëm deri atëherë kur nuk ekzistojnë qëllime të fshehta.

“Është keq përderisa BDI-ja  gjatë kohës së udhëheqjes do insistojë që Maqedonia me çdo kusht të bëhet anëtare e BE-së  dhe NATO-s, e kjo përsëri në mënyrë direkte është e lidhur me zgjedhjen e çështjes së emrit”, konsideron Lazarov.

Raporti i ardhshëm për përparimin e vendit, Komisioni evropian do ta shpall në muajin tetor  dhe totalisht është i informuar  se ai do të  ketë kritika të bollshme për tempon me të cilat zbatohen reformat.

Komisari Shtefan Fyle veç më ka përmendur se reformat janë të domosdoshme në administratën publike,  gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe se në të kundërtën vendi mund të ngec pas vendeve të tjera të rajonit. Pritet që kritikat më të mëdha Maqedonia t’i marrë në lëmin e gjyqësisë e cila sikur që vlerësojnë në EU assesi të lirohet nga zgjedhat partiake.

Komisioni evropian konsideron se në pjesën e sistemit gjyqësorë është arritur përparim i pjesërishëm, përkatësisht në pavarësinë e saj dhe zbatimin  e  dispozitave ligjore  në praktikë, por nga komisioni ishin të brengosur për rolin e deritanishëm të ministrit të drejtësisë Mihajlo Manevski. Pasi që ajo punë kontribuon në përzierjen e pushtetit ekzekutiv në punët e gjyqësisë. Sipas brifimeve që patën ardhur më parë burime brenda BDI-së, këto punë të nxehta në sferën e gjyqësisë pritet t’i rregullojë Adnan Jashari ose ndonjë emër tjetër nga BDI.