Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 09:29

Shkup – Ndimës sekretari amerikan, Filip Gordon javën e ardhshme do ta vizitojë Ballkanin perëndimor, ndërsa Maqedonia nuk është në agjendë. Gordon do ta vizitojë Beogradin, Prishtinën, Sarajevën dhe Zagrebin, ku dhe do të takohet me përfaqësues qeveritar, por edhe liderë të bashkësive. Në vizitën që so ta bëjë prej datës 13 – 17 qershor, Gordon do ta konfirmojë mbështetjen e SHBA-ve ndaj të gjitha shteteve nga ai rajon, në ndërtimin e shoqërisë prosperitative dhe demokratike dhe në rrugën që të marrin vendin e tyre të merituar si anëtare fuqiplotë në integrimet euroatlantike. Ndërkohë, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili qëndroi për vizitë në Dojran, ka bërë të ditur se marrja e datës për negociata për hyrje në Bashkimin Evropian të Maqedonisë është e lidhur me çështjen për emrin dhe presim që pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, ndërmjetësi Methju Nimic të ndërmarrë aktivitete konkrete për ta dinamizuar çështjen dhe përfundimisht të vijmë deri te zgjidhja e pranueshme e ndërsjellë.

“Së pari duhet t’i urojmë kroatët që morën sinjal pozitiv nga Brukseli. Ajo është pozitive për tërë rajonin tonë dhe inkurajim për Maqedoninë. Siç tha eurokomisari Shtefan Fyle, pason Maqedonia, e cila duhet të marrë datë për negociata. Kjo është e lidhur me çështjen për emrin dhe presim që pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, zotëri Methju Nimic të ndërmarrë aktivitete konkrete që të dinamizohet kjo çështje dhe të vijmë përfundimisht deri te zgjidhja, bashkërisht e pranueshme”, ka thënë Ivanov.

Paralajmërimet e këtilla të eurokomisarit Fyle, sipas shefit të shtetit maqedon, janë plotësisht reale.

“Ne jemi realistë në Maqedoni. Presim që edhe pala greke të qaset në mënyrë konstruktive siç jemi edhe ne konstruktiv ndaj secilit propozim të zotëri Nimicit dhe të kontribuojmë që rajoni të jetojë në paqe, në pajtim me perspektivat demokratike të Ballkanit”, ka shtuar presidenti Ivanov. Lidhur me protestat që shkaktuan vdekjen e të riut Martin Neshkovski, presidenti shprehi brengosje të thellë dhe ka shtuar se bashkëndjen me dhimbjen e familjes Neshkovski.

“Nuk ka fjalë me të cilat mund ta zbusim dhimbjen e familjes, por ajo që mund ta arrijmë në këtë moment është që institucionet ta kryejnë punën. Të gjithë kompetentët, në pajtim me autorizimet e tyre, të arrijnë tek e vërteta dhe drejtësia të del në pah”, ka thënë presidenti Ivanov. Shefi i shtetit tha se e tërë ajo që deri më tani ka arritur në Kabinetin e tij, ata ua përcjellin institucioneve kompetente me kërkesë që ngjarja të ketë epilog juridik dhe kryesi i saj të sanksionohet.