Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 17:35

Shkup – Maqedonia të martën ka filluar vendosjen e statujës kontroverse 22 metërsh të Lekës së Madh, përmendore kjo e cila siç duket është provokim ndaj Greqisë, shkruan gazeta prestigjioze amerikane “Washington post”. Sipas kësaj gazete, edhe pse zyrtarisht skulptura është pagëzuar si “Ushtari në kalë”, fytyra e tij shumë ngjanë në atë të Lekës së madh, ushtar i cili u lind në Pellë të Greqisë Veriore. Gazeta shkruan se Greqia dhe Maqedonia janë “ngujuar” në kontestin 20 – vjeçar rreth emrit, me kryeministrin kontrovers Nikolla Gruevski, i cili në mënyrë të rregullt hapë çështje të ndjeshme historike duke emëruar aeroporte, stadiume, rrugë, ndërsa tani skulpturën në Qendër të Shkupit. BBC temën e ka nisur me titullin “Maqedonia vendos bust të madh edhe përkundër kontestit me Greqinë”. Sipas BBC, Greqia e cila ka një provincë të saj të quajtur Maqedoni është kundër asaj që Shkupi të ketë të drejtë të thirret në emër të pasurisë së Aleksandrit. Gazeta austriake “Herald – Sun” shkruan se busti do të shkaktojë nervozizëm të madh te grekët, të cilët Lekën e madh e konsiderojnë si hero të vetin. Agjencia Asociated – Press, me titullin “Duke e sfiduar Greqinë, Maqedonia filloi të montojë bustin e madh të Lekës së Madh”, shkruan për mosmarrëveshjet që kanë Maqedonia dhe Greqia në lidhje me këtë ushtar antik.