Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 17:43

Shkup – Skulptura e Justinianit të parë, në vlerë prej 1. 2 milionë euro ka filluar të montohet në afërsi të Urës së gurit. Është e përpunuar nga mermeri i bardhë, me lartësi prej 5 metra, ndërsa baza e cila gjithashtu është e punuar nga mermeri i bardhë dhe është e lartë 3. 5 metra. Në të do të jenë të vendosura reliefë të bronzit. Autori i kësaj vepre është Roza Pavllevska, ndërsa përpunues është galeria artistike “Pietro Bayanti e Fillo” dhe shkritorja italiane “Ferdinando Marineli”, e cila e përpunoi edhe përmendoren e Lekës së Madh.