Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 14:02

Shkup – Zv/kryeministri Abdilaqim Ademi ka refuzuar të ndalet para gazetarëve dhe të komentojë se deri ku kanë arritur bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe të konfirmojë ose demantojë se a do të mbajnë takim këto ditë liderët e të dy partive Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski për ta finalizuar pjesën politike nga marrëveshja për qeverisje, për 4 vitet e ardhshme.

Ademi ka marrë pjesë në konferencën me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila mbushë plot një dekadë, në organizim nga Qendra për Kërkime dhe Politikë (QKP), me mbështetje të Fondacioneve gjermane Fridrih Ebert, Konrad Adenaur dhe Institutit për Shoqëri të Hapur, gjatë këtij vikendi që do mbahet në hotelin “Kontinental”, në Shkup.

“Krijuam shoqëri ku të gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta”, ka thënë Ademi. Ngjarja përfshin shtatë panele, midis të cilave njëri i është kushtuar konfliktit të vitit 2011, kurse i fundit është titulluar “Leksionet e mësuara”.

Marija Ristevska, nga QKP-ja, ka informuar se në konferencë ishin të ftuar edhe presidenti Gjorgje Ivanov, i cili përmes letrës e refuzoi praninë e tij “për arsye të obligimeve”.

“Marrëveshja e Ohrit ishte vendim i dekadës së kaluar, që me forca të përbashkëta ta ndërtojë të ardhmen e shtetit, për një shoqëri moderne dhe demokratike”, shkruan shefi maqedon i shtetit.