Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 20:58

Buenos Ajres - Dy aeroporte në kryeqytetin argjentinas Buenos Ajres sot përsëri janë mbyllur, pas ndërprerjes dyditore të qarkullimit ajror për shkak të hirit vullkanik nga vullkanit kilian Pujeue.

Mbrëmë vonë është hapur për qarkullim aeroporti në Montevideo, kryeqyteti  i Uruguait.

Sot, megjithatë ishte pothuaj plotësisht i mbyllur qarkullimi në Pert, në Australinë Perëndimore, pas çka të gjitha kompanitë ajrore i anuluan fluturimet. Retë me hirin vullkanik është dërguar në perëndim drejt qyteteve Adelaida dhe Melburn, ndërsa aeroportet në dy qytetet ishin të mbyllura.

Parashikohet se retë me hirin vullkanik do të ndalen mbi pjesën jugperëndimore të Australisë në 24 orët e ardhshme.