Lajme Shqip Friday, 09 October 2015 13:20

Një video tregon momentet se si një vajzë e re e guximshme arrinë që të hidhet nga vetura, pasi u rrëmbye gjatë rrugës së saj për në shkollë.

Të hënën, adoleshentja ishte joshur në veturë nga një grua që më pas e rrëmbeu atë, transmeton lajmi.net.

Për fat të mirë e reja arrinë të reagojë menqur dhe të kërcejë nga automjeti.

Ajo është gjetur në vendin e ngjarjes, në Bridgeport, Konektikat, pa lëndime trupore.

Autoritetet amerikane janë në kërkim të një femre hispanike 40 vjeçare, e dyshuar si autore e krimit.