Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 14:53

Shefi i MI5 thotë se niveli i kërcënimit me të cilin po përballet Britania e Madhe është më e larta që ai ka parë në karrierën e tij 32 vjeçare, shkruan Sky.

Adrew Parker, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të sigurisë, thotë se vitin e kaluar janë parandaluar 6 sulme terroriste, të planifikuara në vendin e tij, transmeton lajmi.net.

Gjatë një fjalimi, Parker gjithashtu ka paralajmëruar se i ashtuquajturi Shteti Islamik është duke planifikuar sulm “me viktima në masë” në Britaninë e Madhe.

 “ISIS ka përdorur mjete moderne të komunikimit për të shpërndarë mesazhin e saj, për të inspiruar ekstremistët e tij, që të kryejnë sulme ku të mundin”, tha Parker, duke shtuar kërcënimi nga ISIS “nuk ka shenja se do të zvogëlohet”, marr parasysh faktin që 780 ekstremistë nga Britania kanë udhëtuar në Siri për të luftuar me ISIS-in.