Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 17:02

Korporata “Northrop Grumman” ka arritur të nxjerrë nga loja kompanitë konkurrente si “Boeing” dhe “Lockheed Martin”, në garën për të fituar kontratën e majme për prodhimin e aeroplanëve superbombardues të gjeneratës së re, shkruan AFP.

Kontrata prej 55 miliardë dollarëve, përfshin prodhimin e 100 bombarduesve strategjikë që do të zëvendësonin flotën e vjetër amerikane B-52 dhe B1, transmeton lajmi.net.

“Besojmë se vendimi ynë përfaqëson vlerën më të lartë për kombin tonë”, ka deklaruar sekretari i forcave ajrore James Deborah Li gjatë një konference shtypi në Pentagon.

Aeroplanët e rinj do të zëvendësojnë bombarduesit amerikan B-52, ikonë të Luftës së Ftohtë, të cilët vazhdojnë të përdoren.

Mosha mesatare e një aeroplani B-52 të përdorur në luftën e Vietnamit, është 51-vjet, ndërsa i B-1 rreth 29 vjet.