Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 11:40

Uashington - Për dhjetë vitet e fundit SHBA-ja ka shpenzuar mes 3,7 dhe 4,4 bilionë dollarë për luftërat në të cilat marrin pjesë, bëri të ditur grupi i ekspertëve nga Instituti për studime ndërkombëtare “Uotson” në universitetin “Braun” në raportin “Çmimi i luftës”.

Për pjesëmarrje në konflikte ushtarake pas 11 shtatorit të vitit 2001, SHBA-ja ka shpenzuar mes 2,3 dhe 2,7 bilionë dollarë.

Shuma e përgjithshme, megjithatë, drastikisht rritet nëse drejt shpenzimeve direkte shtohen shpenzimet për kompensim dhe ndihmë financiare ndaj ushtarëve të plagosur amerikan.

Në vlerësimet nuk janë kyçur edhe rreth një milion dollarë, të cilët SHBA-ja i paguajnë si normë interesi mbi letrat me vlerë, me të cilat financohen operacionet ushtarake dhe veprimtaritë e ndërlidhura me to.