Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 19:35

Londër - Përfaqësues të lartë të SHBA-së dhe të Afganistanit udhëheqin negociata sekrete për mbetjen e ushtarëve amerikanë në këtë vend aziatik edhe gjatë disa dekadave të ardhshme, pohojnë mediat londineze.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Londra, sipas raporteve mediale, negociatat udhëhiqen më shumë se një muaj dhe me to SHBA-ja përpiqet të sigurojë pëlqim për partneritet strategjik nga autoritetet në Kabul, që do të garantojë mbetjen e ushtarëve amerikanë dhe shërbimeve zbuluese dhe mbajtjen e bazave të aviacionit edhe pas përfundimit të vitit 2014, për kur është parashikuar largimi i ushtarëve amerikanë.

Në territorin afgan janë stacionuar 130.000 ushtarë të huaj në përbërje të misionit ndërkombëtar për mbështetje të sigurisë (ISAF), në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të armatave të 49 shteteve. Më së tepërmi janë amerikanët, e pastaj vijnë britanikët dhe vendet anëtare më të mëdha të NATO-s.

Aleanca paralajmëroi se forcat e huaja duhet të largohen nga vendi në 3-4 vitet e ardhshme, edhe pse në SHBA dhe në vendet tjera të përfshira në koalicionin ndërkombëtar vazhdojnë debatet publike rreth shpejtësisë së tërheqjes nga Afganistani.

Burimet diplomatike në Uashington, të cilave u referohen mediat në Londër, njoftojnë se amerikanët dhe afganët negociojnë për redaktim të pranisë së SHBA-së, pasi të gjitha të tjerët do të largohen, edhe pse sekretarja amerikane e Shtetit Hilari klinton deklaroi se Uashingtoni nuk dëshiron të ketë “baza të përhershme” në Afganistan.

Deklarata e tillë e saj nuk vlerësohet si përgënjeshtrim, por vetëm si një konfirmim se udhëhiqen negociata, pasi amerikanët kanë shumë baza në botë dhe ata nuk kanë marrëveshje për “pjesëmarrje të përhershme” në territor të caktuar.

NATO veçmë paralajmëroi se duhet të llogaritet në atë se rezistenca kundër qeverisë qendrore në Kabul do të vazhdojë edhe pas vitit 2014.