Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 11:15

Seul – Koreja Jugore ka sistemuar një pjesë të reketave nga prodhimi amerikan të cilat mund ta qëllojë Phenianin, në afërsi të kufirit me Korenë Veriore.

Veprimi është një përgjigje e granatimit të ishullit ndërkufitar në muajin nëntor nga ana e Koresë Veriore, në të cilin e humbën jetën katër persona koreanojugor.

Sipas mediave në Seul, raketat tokë-tokë kanë pikëmbërritje të arritshme prej 160 km. GSH e forcave të armatosura të Koresë Jugore nuk e konfirmoi informacionin e mediave koreanojugore.

Koreja Jugore, sot hodhi poshtë kërkesën e fqinjit verior për kthimin e nëntë njerëzve, të cilët gjatë fundjavës kanë ikur me një anije të vogël peshkimi.

Mbi 21.000 persona të Koresë veriore kanë ikur në Korenë Jugore nga fundi i luftës në vitin 1953 para së gjithash për shkak të represioneve politike dhe vështirësive ekonomike.