|
|
e Enjëte, 05 Korrik 2012 21:35 Kroacia – Qeveria e Kroacisë do të jetë më 6 dhe 7 korrik në Dubrovnik mikpritëse e konferencës së shtatë ndërkombëtare “Croatia summit 2012”, në të cilën do të marrin pjesë kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të shteteve të Evropës, Amerikës Veriore dhe Mesdheut jugor, por aty nuk do të jenë përfaqësuesit e Serbisë, e cila e bojkoton këtë tubim për arsye të pranisë së kryeministrit të Kosovës.
Në kuadër të konferencës do të diskutohet për aspektet momentale politike, të sigurisë dhe ato ekonomike, si dhe për mundësitë e ndërtimit të ardhmërisë stabile dhe prosperuese për vendet e Evropës juglindore dhe fqinjësinë e saj, njoftoi Ministria e Jashtme e Kroacisë.
Përpos kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në të do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, si dhe kryeministrat e tjerë të vendeve të rajonit. (LajmeShqip.com)