Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 12:54

Beograd – Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar sot se deputetët do ta shqyrtojnë marrëveshjen e nënshkruan në Bruksel, pasi për atë të deklarohet Qeveria e Serbisë.

“Pres që qeveria të deklarohet për marrëveshje, e pastaj unë do të merrem vesh me shefat e grupeve parlamentare kur do të mbahet seanca, në të cilën ekipi negociator do të arsyetoj se çka ka ndodhur në Bruksel, ku ka pasur probleme”, i tha Stefanoviq televizionit Pink në Beograd.

Mëtutje zoti Stefanoviq, që është funksionar i Partisë Progresive Serbe në pushtet në Serbi, tha se marrëveshja e arritur është “ajo më e mira që ka mundur të fitohet”.

“Marrëveshja sjell ardhmëri më të mirë, me të nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ne nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë, veçse me luftë të jashtëzakonshme kemi fituar garancione për serbët” në Kosovë, tha Stefanoviq.(REL/LajmeShqip.com)