Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 19:10

Nju-Delhi - Së paku 32 fëmijë kanë humbur jetën javën e kaluar në shtetin lindor indian Bihar nga një sëmundje e panjohur deri më tani. Fëmijët e moshës prej 2 deri në 8 vjeç, kanë vdekur në rajonin Muzafarpur, rreth 75 kilometra në veri të Pat’ha, kryeqytet i këtij shteti.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se mjekët tentojnë ta gjejnë shkakun e sëmundjes, e cila manifestohet me temperaturë të lartë, e përcjellë me ngërçe dhe asfiksi.

Sipas Arxhun Prasad, mjek kryesor në Muzafarpur, simptomet i ngjajnë sëmundjes të quajtur encefalit japonez. Gjithsej 70 fëmijë janë të sëmurë me simptome të këtilla, nga të cilët 30 janë në kurim në spitale të zonës. Mediat lokale pohojnë se në këtë fushë vitin e kaluar kanë vdekur mbi 24 fëmijë nga sëmundja e panjohur.