Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 12:05

SHBA – Në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbahet sot një seance me temë: “Kosova dhe Serbia– rruga drejt paqjes”.

Siç thuhet në faqen në Internet të Dhomës Përfaqësuese, kongresisti republikan nga Kalifornia, konsideron se “derisa BE-ja i lehtëson negociatat, Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i sigurt se Departamenti i Shtetit po luan rol konstruktiv në mbështetjen e politikave, që i zgjidhë çështjet, e jo që vetëm i mbulon”.

Kongresistei Rohrabacher konsideron se “të drejtat e minoriteteve në të dy vendet duhet të mbrohen”.

Nderkohe, kryesuesi i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe kërcënimet që mund të paraqiten, Dana Rohrabacher ka theksuar se “mospajtimi ndërmjet Kosovës e Serbisë po i pengon të dy vendet”.

Sipas tij, “Serbia nuk mund t’i filloje bisedimet për pranim me Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e bllokuar nga ushtrimi i sovranitetit të saj të plotë” dhe shtoi se “është në interesin e të dy palëve për te gjetur zgjidhjen”. (RTK/LajmeShqip.com)