Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 20:09

Paris - Një person i panjohur sot e sulmoi presidentin francez Nikolla Sarkozi, por sulmuesi ka qenë shpejt i mundur nga siguria e shefit të shtetit, pas çka u arrestua, lajmëruan mediat franceze.

Gjatë përshëndetjes me banorët e Braksit, një vend në afërsi të Tuluzit, personi e kapi presidentin Sarkozi për krahu dhe tentoi ta tërheqë në turmën e njerëzve.

Sipas mediave franceze, Sarkozi, i cili mori pjesë në takimin e kryebashkiakëve në pjesën jugore të Francës, është shqetësuar mjaftë nga incidenti. Policia e dërgoi sulmuesin në stacionin policor në qytetin Azhan.

Sarkozi planifikon përsëri të kandidohet në zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat duhet të mbahen për dhjetë muaj.