Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 12:56

Rusia e Vladimir Putin mund të bëjë diçka më të keqe sesa ta shtyp butonin e bombave nukleare – ajo  mund të na e ndaloj internetin.

Gazeta prestigjioze New York Times ka raportuar se Rusia mund të jetë duke planifikuar për ta ndërprerë internetin përmes prishjes së kabllove nënujore, transmeton lajmi.net.

Burimet ushtarake janë të brengosura me prezencën e nëndetëseve Ruse afër kabllove të cilat e shpërndajnë internetin në të gjithë botën.

Keir Giles nga Catham House thotë se personat që i vëzhgojnë lëvizjet e Rusisë janë të paralajmëruar për këtë kërcënim.

“Kjo edhe ka kuptim shkaku i programit intensiv të ndërtimit të nëndetëseve, e që disa prej tyre edhe kanë mjete të specializuara. Nuk është befasi që ata dëshirojnë ta bëjnë këtë”, ka shtuar ai.