Lajme Shqip e Martë, 24 Korrik 2012 14:45

Moskë – Policia ruse zbuloi 248 embrione njerëzish në një pyll në rajonin Uralit, deklaroi një zëdhënëse e prokurorisë lokale. “Për momentin por vijon hetimi lidhur me rastin. Po i presim rezultatet”, shtoi ajo.

Embrionet kanë qenë në katër fuqi 50-litërshe për naftë. Janë zbuluar të dielën në mbrëmje në afërsi të fshatit Anik rreth 75 kilometra në veri të qendrës rajonale Ekaterinburg, kumtoi drejtoria policore e rajonit.

Policët, e thirrur nga banorët lokalë, krahas fuqive kanë gjetur edhe etiketa me shifra, ndoshta numri i spitaleve, të cilat i kanë hedhur embrionet.

Sipas të dhënave fillestare, të paktën katër spitale mund të kenë diçka të përbashkët me incidentin skandaloz, deklaroi Valerij Gorelih, zëdhënës i drejtorisë. (LajmeShqip.com)