Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 13:35

Nizhni Novgorod – Liderët rusë dhe të Bashkimit Evropian zhvillojnë sot bisedimet mbi ndalesën ruse të perimeve evropiane, projektet e energjisë dhe perspektivën e udhëtimit pa viza.

Në qytetin rus, Nizhny Novgorod, presidenti Dimitrij Medvedev në këtë takim pret preisdentin e BE-së, Herman Van Rompuj, kryetarin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Ketrin Eshton dhe komisionerin e Tregtisë Karel De Guht.

Bashkimi Evropian e ka quajtur ndalesën e Rusisë ndaj importit të perimeve evropiane si të “tepruar”.

Ndërkaq Rusia ka thënë se do ta heqë atë, po që se Bashkimi Evropian përcakton shkakun e shpërthimit bakterial E.Coli, që la të vdekur rreth 30 persona në Evropë.