Lajme Shqip Tuesday, 16 October 2012 16:29

Shkup – Kongresi i katërt ndërkombëtar i ekologëve në Strugë, përveç debateve dhe promovimit të nismave të ndryshme, zgjoi kureshtjen edhe për çështje tjera.

Ajo që u ka rënë në sy  shumë pjesëmarrësve në këtë Kongres, ishte pllakati nga “Programi për rimëkëmbjen e rrëqebullit të Ballkanit”, me një përmbajtje mjaft interesante. Në këtë material promovues  shkruan se: “Rrëqebulli është simbol nacional kombëtar maqedonas!.

Pos pllakatit, është shpërndarë edhe një broshurë-fletëpalosje, kushtuar këtij programi, në të cilin pos tjerash thuhet: “ Rrëqebulli është simboli ynë kombëtar dhe krenaria e maleve të Ballkanit. Mbijetesa e tij është në pikëpyetje dhe mbetet në duart tona. Ndërgjegjja dhe vetëdija e njerëzve janë faktorët kryesor për mbijetesën e tij”.
Këto  të dhëna gjinden edhe në web faqet: www.mes.org.mk dhe www.ppnea.org, ndërsa informacione më të hollësishme plotësuese mund të gjinden në ëb faqen: www.catsg.org/balkanlynx.

Historianë të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni të pyetur për skandalin theksojnë se “nëse rrëqebulli (lat. Lynx lunx balcanicus) na qenka simbol kombëtar maqedonas, atëherë ata shtrojnë pyetjen se pse “luani” promovohet dhe përdoret si simbol kombëtar në stema partiake, institucionale dhe në bustet e vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. (LajmeShqip.com)