Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 12:23

Ajo ishte shitur në një shtëpi publike nga gjyshja e saj kur ishte vajzë e vogël, kurse në moshën 11-vjeçe iu dha arma e parë nga bosi i krimit “kumbari”, dhe me atë vrau një burrë me gjakftohtësi kur ishte vetëm 15-vjeçe, shkruan DailyMail.

E gjithë kjo histori ndodhi para se Raquel de Oliviera të ngritët në kryer të krye të mafias, për të udhëhequr rrjetin më të përgjakshëm të shpërndarjes së drogës në Brazil, ku pa u menduar dy herë i varroste për së gjalli armiqtë e saj, dhe i vriste rivalët të cilët i kërconin terrenin e shitjes, transmeton lajmi.net.

Dhe pas gjithë këtyre sfidave ajo u bë e varur nga drogat vdekjeprurëse – që i sollën humbje të mëdha.

Por tani, 54-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, e ka lënë të kaluarën jo edhe aq të lavdishme pas shpine, duke i thënë lamtumirë përgjithmonë nëntokës, drogës, seksit dhe vrasjeve që në masë të madhe dëmtonin Rio de Janeiro.

Në librin e ri të titulluar “Numër Një” (A Numero Um), që flet për jetën e saj, krimin, drogën, vrasjet e shumë gjëra të tjera, Raquel i përshkruan si një realitet brutal i botës, për të cilat shpesh thotë se nuk mund ta besojë që kanë ndodhur ndonjëherë.

 

Raquel thotë se jeta e saj u prish kur gjyshja e shiti tek një gangster kur ajo ishte fëmijë. Gangsteri i cili e kishte në pronësi, drejtonte një lotari famëkeqe dhe të paligjshme të quajtur “loja e kafshëve”. (lajmi.net)