Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 10:29

Romë – Gjatë udhëheqjes së tij ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka marrë 185 miliardë dollarë nga ndihma ndërkombëtare për vendin, tregon hulumtimi i Qendrës ekonomike shkencore, i publikuar sot në Kajro.

Siç theksoi drejtori i qendrës, Saleh Gauda, gjatë hulumtimit është përcaktuar se ish lideri, në mënyrë joligjore, ka marrë 87 për qind nga ndihma e huaj.

Gauda deklaroi se nga viti 1982 deri në vitin 2010, 185 nga 213 miliardë dollarë nuk kanë arritur deri te qëllimi final. Një pjesë e madhe e kësaj ndihme është marrë për honoraret e konsultantëve egjiptianë dhe të huaj dhe për ripëtëritjen e kabineteve ministrore.

Më shumë vende i kanë kthyer mjetet e tyre pasi e kanë kuptuar se ato nuk shfrytëzohen për qëllimet e dedikuara.