Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 13:19

Romë – Në rrugën “Via dei Fori Imperiali” në Romë, sot mbahet parakalim ushtarak me rastin e 150 – vjetorit nga bashkimi i Italisë. Në parakalimin, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, marrin pjesë njësi ushtarake dhe civile.

Parakalimi i këtij lloji është një nderim që iu bëhet njësive ushtarake dhe atyre civile, të cilët kanë shërbyer ose ende i shërbejnë shtetit me përkushtim joegoist.

Parakalimi prej shtatëdhjetë minutave do të përbëhet nga tre pjesë, duke përfshirë 161 medalje dhe flamuj, 5.239 ushtarë, 460 civilë, 216 gardistë, 196 automjete dhe nëntë aeroplanë. Parakalimi do të udhëhiqet nga pesë flamuj tre ngjyrësh, duke përfaqësuar evolucionin e flamurit italian gjatë 214 viteve.

Në solemnitetet me rastin e 150 – vjetorit nga bashkimi i Italisë merr pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me ftesë të shefit të shtetit italian Xhorxho Napolitano.

Në shënimin e jubileut të tillë është paralajmëruar pjesëmarrje e mbi 80 përfaqësuesve të lartë shtetërorë, mes të cilëve edhe presidenti i Rusisë Dimitrij Medvedev, i Argjentinës Kristina Fernandes, i Turqisë Abdulla Gjull, i Gjermanisë Kristijan Vulf, i Izraelit Shimon Peres, i Palestinës Mahmud Abas, ndërsa delegacionin e SHBA-së do ta udhëheqë presidenti Xho Bajden. Në solemnitetin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pas parakalimit ushtarak dhe koncertit në Pallatin presidencial, shefat e delegacionit do të marrin pjesë në darkën e përbashkët, ku do të kryhen disa takime joformale.