Lajme Shqip e Premte, 06 Korrik 2012 16:14

Beograd-Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Riker ka kërkuar nga mandatari i qeverisë serbe, Ivica Daçiç, garanci rreth politikës së qeverisë së ardhshme serbe sa i përket Kosovës. 

Sipas burimeve të gazetës Blic të Beogradit, Riker është interesuar se çfarë do të jetë politika e jashtme e pushtetit të ri serb dhe a nënkupton ajo bashkëpunimin me Washingtonin e Brukselin, a do të jenë qëllime të qeverisë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe respektimi i marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

Daçiç thuhet se ka garantuar se të gjitha këto janë qëllime të qeverisë së ardhshme. Burimi i gazetës beogradase ka thënë se Riker është interesuar edhe çfarë pozite do të ketë Moska në qeverinë serbe dhe ka pyetur se a do të shndërrohet baza afër Nishit në bazë ushtarake ruse, kurse mandatari Daçiq ka shfaqur garanci se kjo nuk do të ndodhë. 

Charls Kapchan, profesor në universitetin Gorgetoën, i tha Radios Evropa e Lirë se “Philip Reeker dhe diplomati tjetër amerikan, Phlip Gordon, janë shumë më shumë të shqetësuar për politikën sesa për personalitetin”.

“Ata bisedojnë me lojtarët kryesorë Daçiqin, Nikoliqin e ca të tjerë për politikën serbe, duke iu bërë me dije se SHBA-ja shpreson që Serbia të mbetet në rrugën e integrimeve evropiane dhe se nuk do të sjellë në pyetje progresin e arritur me Kosovën. Pas Reekerit, në Beograd, më 8 dhe 9 korrik arrin ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit , Philip Gordon. (LajmeShqip.com)