Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 11:59

Shkup – Në Maqedoni sot po mbahet rivotimet për raundin e dytë zgjedhor në tre komuna, si dhe votimet për raundin e dytë në një komunë.

Rivotimet për raundin e dytë po zhvillohen në komunat Strugë, Qendër dhe Gjorçe Petrov të Shkupit, ndërsa raundi i dytë i rregullt po zhvillohet në komunën e Dollnenit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se në ora 07.00 të mëngjesit në kohën e duhur janë hapur të gjitha 78 vendvotimet ku do të votohet në këto komuna.

Në komunën Qendër po rivotohet në 29 vendvotime, në Strugë 9 vendvotime, Gjorçe Petrov në një vendvotim. Në komunën e Dollnenit po zhvillohet raundi i dytë në 39 vendvotimet e kësaj komune.  KSHZ informoi se rreth mesdite do të informoj mbi jehonën e votuesve në këtë raund votimesh për zgjedhjet lokale në Maqedoni. (INA.LajmeShqip.com)