Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 10:38

Podgoricë – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Fog Rasmusen, do ta vizitojë sot Malin e Zi, ku do të marrë pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut, në Budvë, me të cilin Mali i Zi e përfundon kryesimin gjashtëmujor të kësaj iniciative rajonale.

Në takim do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare në Kartën e Adriatikut.

Karta e Adriatikut është nënshkruar në vitin 2003 nga sekretari e atëhershëm shtetëror i SHBA-së, Kolin Pauel, dhe ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë. Qëllimi i saj është krijimi i mekanizmit të ri për bashkëpunim në zonën e mbrojtjes për realizimin e qëllimit të përbashkët -bashkëngjitje në NATO.

Në dhjetor të vitit 2008 anëtarësim fuqiplotë në Kartën e Adriatikut morën Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, përderisa Serbia ka statut të vëzhguesit.