Lajme Shqip Saturday, 29 June 2013 10:51

Beograd- Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është “disfatë e politikës kombëtare e shtetërore të Serbisë dhe “disfatë e sundimit të të drejtës”, ka deklaruar Dobrica Qosiq.

“Për këtë disfatë fajin e bart politika e gjithëmbarshme serbe deri në ditën e sotme” ka letrai dhe ish kryetari i RFJ – së Dobrica Qosiq gjatë promovimit të librit “Kosovo 1966-2013″, transmeton koha.

Qosiq ka thënë se Marrëveshja e Bruksleit është pasojë e “triumfit të imperializmit të SHBA e të Gjermanisë “.

Qosiq ka përkujtuar se në vitin 1982, kur si zgjidhje për Kosovën kishte përmendur ndarjen e saj, askush s’e kishte pranuar.