Lajme Shqip Friday, 01 February 2013 12:42

Bujanoc (PLOTESUAR)- Mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës protestuan sot në Bujanoc kundër vendosjes së një përmendoreje të xhandarmerisë serbe në fshatin Lluçan të kësaj komune.

Protestuaeit kërkuan kthimin në Preshevë të  lapidarit në Preshevë, të hequr nga xhandarmeria serbe, dhe shfaqën kundërshtimin ndaj vendosjes së përmendores në fshatin Lluçan.

Heqja e kësaj përmendorejeve provokative është kërkuar edhe nga përfaqësuesi i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Knut Volebek, i cili qëndroi në komunën e Bujanocit.

************************************************************

Bujanoc -  Në Bujanovc sot është paralajmëruar të mbahet një protestë kundër memorialit të xhandarmerisë serbe, të ngritur mbi fshatin Lluçan.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë ftuar popullatën shqiptare të Luginës që të marrin pjesë masivisht në protestën gjithëpopullore.

Protesta organizohet nga të gjitha subjektet politike dhe mbahet në qendër të Bujanovcit.(K.N/LajmeShqip.com)