Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 10:32

Athinë - Në Athinë, Selanik dhe në disa  qytete tjera të Greqisë me fuqi të pazvogëluar vazhdojnë protestat e lëvizjes qytetare “Të pakënaqurit” kundër masave qeveritare për kursim, kumtojnë mediat greke.

Mijëra njerëz të pakënaqur, të ardhur nga të gjitha pjesët e vendit, tërë natën mbetën në sheshin Sintagma para parlamentit të Greqisë, në qendrën e Athinës, duke e recituar parullën “Nuk ka liderë, ne të gjithë jemi së bashku”.

Mediat, këto protesta të qeta i vlerësojnë si më të mëdha në vitet e fundit.

Ngjarjet janë inspiruar nga lëvizja e “të pakënaqurve” në Evropë, me iniciativë të së cilës dje është mbajtur takimi i dytë mbarevropian i protestit.

Demonstrata të mëdha kishte, gjithashtu, edhe në Selanik, Lamija, Iraklion dhe në qytet tjera të Greqisë.

Si dinamikë e veçantë u tregua prania e të rinjve, të cilët deklaruan se janë jashtëzakonisht të zhgënjyer nga sistemi aktual politik jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë.