Lajme Shqip Tuesday, 20 November 2012 12:45

Prokurori serb për krime të luftës Vladimir Vukçeviq, lidhur me pretendimet e Beogradit për trafikimin me organe njerëzore në Kosovë, ka deklaruar se është realizuar “përparim i rëndësishëm”.

Paraqitja e një dëshmitari në opinion ka inkurajuar njerëzit që të “kontribuojnë në zbulimin e së vërtetës së plotë”, tha Vukçeviq për gazetën “V.novosti”.

Po ashtu ai thotë se është vendosur një bashkëpunim i mirë me ekipin e prokurorit special ndërkombëtar Klint Uiliamson, Sipas Vukçeviqit në të paktën shtatë vende për momentin po zhvillohetn hetimet.

Ai paralajmëron se për disa ditë do rë ketë “detaje të reja interesante” për publikun, ndërsa për familjet e viktimave do të jetë “satisfaksion i pjsërishëm”, ka thenë Vukçeviq.(Zeri/LajmeShqip.com)