Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 18:20

PRESHEVË- Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të ndërtojnë një memorial gjigant, kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në fshatin Rohovicë.

Memoriali do të kushtojë 100 000 euro dhe kompleksi memorial do jetë rreth 3 000 metra katrorë.

Memoriali do ndërtohet në fshatin Rohovicë të Preshevës, vendi i një prej përplasjeve më të ashpra mes ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Autoritetet lokale thonë se kompleksi do ketë në qendër një monument 16 metra të lartë, se fshatarët kanë ofruar tokën, ndërsa shqiptarë të pasur kanë dhuruar paratë. Një monument për heronjtë shqiptarë të kësaj lufte u bë shkak për përplasje mes autoriteteve serbe dhe shqiptarëve.(B.W/LajmeShqip.com)