Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 12:00

Beograd- Nuk ka interes nga Greqia për biseda thelbësore për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe problemet të cilat e bllokojnë integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, vlerësojnë burime nga delegacioni i Maqedonisë, pas takimit të shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Poposki dhe Stavros Dhimas në margjinat e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të Procesit të bashkëpunimit në EJL në Beograd.

Siç njoftojnë, qëllimi është më tepër fitim i kohës dhe nuk ka asnjë sinjal se pala greke dëshiron në mënyrë thelbësore t’i përkushtohet tejkalimit  të kontestit me emrin. Merret përshtypje se qëllimi është vetëm të paraqiten si palë konstruktive, pa me këtë rast të prezantojnë çfarëdo përkushtimi dhe angazhim të vërtetë.

Përgjigje diplomatike është marrë edhe në pyetjen nëse ka interes nga kryeministri grek Lukas Papadimos që pozitivisht t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Nikolla Gruevski për takim, pa marrë parasysh vendin dhe kohën.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë në margjinat e mbledhjes së PBEJL-së ka pasur takime bilaterale me kolegët e tij nga Mali i Zi dhe Kroacia, Millan Roqen dhe Vesna Pusiç, si dhe me nikoqirin, ministrin serb të Punëve të Jashtme Jeremiç. Është parashikuar që ai të takohet edhe me shefin e diplomacisë turke Ahmet Davutollu.

Serbia do ta përfundojë kryesimin me PBEJL-së në qershor me samitin e shefave të shteteve dhe qeverive në qershor në Beograd, pas çka kryesimin njëvjeçar me Procesin e ndërmerr Maqedonia. (LajmeShqip.com)