Lajme Shqip e Diel, 15 Korrik 2012 11:58

Në Poloni, të dy personat nderohen në masë të madhe për ndihmë në rrëzimin e regjimit komunist para 23 viteve.

Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë afro 120 ish aktivistë të lëvizjes sindikaliste Solidariteti, shumë prej të cilëlve ishin burgosur gjatë periudhës komuniste.

Ish lideri i Solidaritetit, Leh Valesa, në një intervistë të fundit tha se “Regani duhet të ketë monument në secilin qytet”.

Shtatorja, që është pak më e madhe se madhësia reale, është e bazuar në fotografinë e agjencisë AP, gjatë vizitës së Papës Gjon Pali i Dytë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1987. (LajmeShqip.com)