Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 16:30

Artisti Ahmed Nabaz ka publikuar një fotografi mjaft interesante.

Pas vdekjeve tragjike të shumë refugjatëve të lindjes kohëve të fundit, gjatë tentimeve të tyre për të depërtuar në Evropë, artisti Ahmed Nabaz ka publikuar një fotografi mjaft interesante.

Në një barkë të ngjashme me ato me të cilat udhëtojnë emigrantë dhe zakonisht përmbyten në det për shkak të numrit të madh të udhëtarëve që hyjnë në to, ai ka ilustruar liderët evropian, përfshirë kancelarën gjermane, Angela Merkel, bashkë me deputet e lider të tjerë.

Ditët e fundit është raportuar për numër të madh të emigrantëve të vdekur gjatë këtyre rrugëtimeve.