|
|
e Premte, 13 Korrik 2012 15:35 Uashington – Kundër një polici në Uashington po zhvillohen hetime mbi “gjoja” planin për vrasjen e Zonjës së Parë të SHBA-së, Mishel Obama, publikoi sot gazeta “Uashington post”.
Polici, i cili ka punuar si shoqërues me motoçikletë në Shtëpinë e Bardhë, është dëgjuar teksa kercenonte se do te qëllonte mbi bashkëshorten e presidentit amerikan Barak Obamës. Në telefonin e tij celular jane gjetur fotografi te arma se tij me të cilën do ta perdorte per atentatin.
Disa orë pasi rrefeu kete episod, polici është transferuar në shërbimin administrativ. Sigurimi presidencial “Sekret servis” është përfshirë në hetimin e këtij rasti, shkruan gazeta. (LajmeShqip.com)