Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 12:13

Mogadishu - Piratët somalezë liruan një anije tregtare egjiptiane pasi që e morën “kompensimin” e kontraktuar prej 2,1 milionë dollarësh.

Anija “En Ve Suec” e cila ka lundruar nën flamurin panamez, është në pronësi të kompanisë “Red Sea Navigation”, të regjistruar në portin egjiptian Port Said.

Anija është rrëmbyer në gusht të vitit të kaluar së bashku me ekuipazhin 23-anëtarësh.