Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 14:34

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski në një koment për të dhënat statistikore për rënien e prodhimtarisë industriale, thekson se është me rëndësi që indikatorët kryesore makroekonimikë që janë problematikë në një numër të madh të shteteve, në Maqedoni janë të mira dhe të qëndrueshme.

“Megjithatë, duhet të jemi koshientë se partneri më i madh tregtar i Maqedonisë është Evropa dhe derisa atje ka kushte të vështirësuara për zhvillim të ekonomisë, kjo do të ketë pasoja dhe mbi Maqedoninë. Por, ajo që është me rëndësi, indikatorët kryesore makroekonimikë që janë problematikë në numër të madh të shteteve në Maqedoni akoma janë të mira dhe të qëndrueshme”, deklaroi Peshevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Qeveri me përfaqësues të delegacionit të lartë kinez që është për vizitë në Maqedoni.

“Kuptohet se nuk do të gëzon fakti se një pjesë e prodhimtarisë industriale  bie, thotë Peshevski, por shton se pjesë e shkakut është edhe reforma strukturore sepse ndërrohet stuktura e ekonomisë së Maqedonisë.”

Sipas Peshevskit, Qeveria vazhdimisht bën përpjekje me atë që është në kuadër të mundësive të saj për përmirësimin e klimës së biznesit me zvogëlimin e vazhdueshëm të të dhënave dhe të tatimeve për kompanitë dhe me numër të madh të projekteve kapitale, të cilat janë pjesë të Buxhetit.