Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 15:30

Athinë – Përleshje të reja shpërthyen sot në Athinë, në afërsi të Parlamentit, ku filluan debatet për masat e reja për kursime, për të cilat do të votohet sot në Dhomën legjislative.

Sheshi “Sintagma”, ku gjendet Parlamenti grek, dje u shndërrua në fushë lufte. Për sot janë planifikuar protesta të reja para Parlamentit, ku veç më filluan të mblidhen mijëra njerëz.

Demonstruesit tentuan për ta bllokuar bulevardin, i cili shpie deri te qendra e Athinës dhe deri te Parlamenti. Policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa tre persona janë lënduar.

Më vonë sot do të mbahet një protest e madhe e organizuar nga dy sindikatat më të mëdha në Greqi – Konferencë e përbashkët e punës (GSSE) dhe Sindikata e zyrtarëve shtetëror (ADEDI).