|
|
e Mërkurë, 11 Korrik 2012 10:55 Sarajevë- Ne Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës kujtohen sot 8000 viktimat e gjenocidit serb.
17 vjet më parë dhe pikërisht me 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës ndodhi masakra më e madhe e pas luftës së dytë Botërore. 8000 djem dhe burra myslimanë u masakruan në formën më barbare nga ushtria shtetrore serbe e udhehequr nga Radovan Karaxhiqi perfshirë edhe paraushtarakët e njohur si “skorpionët” e nën kontrollin e Ministrisë së Punëvë të Brendëshme të Serbisë.
E tëra ndodhi në kohën kur Këshilli I Sigurimit I OKB-së, kishte shpallur zonë të sigurtë këtë qytet dhe forcat holandeze të UMPROFOR-it ishin prezentë.
Në ndërkohë, forcat serbe rrethuan enklavat boshnjake me ushtri të armatosur mirë dhe penguan furnizimin e banorëve myslimanë me ushqime dhe medikamente. Në janar të vitit 1995 një battalion holandez i UMPROFOR-it u vendos në zonën e Srebrenicës por gjendja u përkeqësua më shumë pasi forcat serbe pengonin furnizimin e tyre me karburante dhe municion. Serbët lejuan largimin e ushtarëve holandez nga zona por nuk lejuan kthimin e tyre pas, ndërkohë që po avanconin cdo ditë duke marrë nën kontroll të tyre enklavat muslimane.
Në mëngjesin e 10 Korrik te 1995, gjendja në Srebrenicë ishte shumë e tensionuar. Disa prej banorëve, qe ishin të armatosur vershuan ne rrugët e qytetit. Me qëllim që të mbrohej qyteti, gjeneral-Kolonel Karremans kishte bërë kërkesë urgjente për mbështetje ajrore nga NATO por nuk kishte marrë asnjë ndihmë për këtë. Për më tepër ushtria serbe kishte zënë rob ushtarët holandezë dhe kishte kërcënura se do ti vriste ata në rast se NATO do të ndërhynte nga ajri.
Atë ditë në Srebrenicë u vranë rreth 8000 djem e burra myslimanë ndërsa 20 deri 25 mijë persona të tjerë ishin vendosur në zonën ushatarake të OKB-së në Potoqari. Radovan Karagjic personi që udhëhoqi me forcat serbe në Srebrenicë po gjykohet në Tribunalin e Hagës ndërsa Shteti serb akoma nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e kryer. (LajmeShqip.com))