|
|
e Hënë, 03 Shtator 2012 14:03 Beograd – Udhëzimi i Qeverisë së Serbisë për përfaqësimin rajonal të Kosovës tregon se Serbia respekton nënshkrimet e saj, ka deklaruar shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Sipas udhëzimit të nxjerrë të dielën në Beograd, Kosova, në tubimet rajonale, do të prezantohet në mënyrë asimetrike dhe në të gjitha dokumentet përcjellëse do të qëndrojë fusnota, por që nuk është e obligueshme të qëndrojë në tabelë para përfaqësuesit të Prishtinës, transmeton rtk.
“Serbia do të jetë kudo dhe do të mbrojë interesat e qytetarëve të saj dhe çdo gjë që është e rregulluar me Rezolutën 1244 në Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Vulin, raportojnë mediat serbe.
Ai ka mohuar se udhëzimi mund të nënkuptojë njohje jodirekte të pavarësisë së Kosovës. (LajmeShqip.com)