Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 11:45

Pekin – Së paku 94 persona raportohet se kanë vdekur nga vërshimet e mëdha në pjesën qëndrore dhe jugore të Kinës, ndërsa 78 llogariten të zhdukur.

Reshjet e mëdha të shiut, vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës në 13 provinca kineze, shkatërruan 465. 000 hektarë të mbjella, ndërsa janë rrënuar 27. 100 shtëpi.

Mediat lokale raportojnë se më shumë se 200 milimetra të shiut kanë rënë vetëm në krahinën Hunan, në pjesën jugore, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut i cili deri më tash ka shkatëruar 24 shtëpi dhe ka vrarë 20 fshatarë.

Zyrtarët, sipas parashikimit të motit, kanë paralajmëruar se do të bie shi i rrëmbyeshëm në pjesën e mesme dhe të poshtme të Lumit Jangze, e që mund të shkaktojë vërshime në rajonin, i cili gjatë dy javëve të fundit ishte duke kaluar një periudhë të rëndë thatësie.