Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 10:07

Pekin – Tetëmbëdhjetë persona janë lënduar, ndërsa nëntë të tjerë janë arrestuar gjatë protestës në qytetin Çaoxho, në pjesën jugore të Kinës.

Në protestë morën pjesë më shumë se qindra mijëra persona dhe rreth 200 punëtorë.

Demonstruesit u mblodhën para ndërtesës së pushtetit lokal duke kërkuar dënim për tre persona të cilët janë të dyshuar se më 1 qershor e kanë sulmuar një punonjës, i cili ka kërkuar t’i paguhen pagat e mbetura.

Tre të dyshuar, mes të cilëve edhe shefi në fabrikën për qeramikë, janë arrestuar.

Vitet e fundit, punonjësit kinez kërkojnë paga më të mëdha dhe kushte më të mira për punë.