Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 10:52

Pekin – Në përmbytjet, në pjesën jugore dhe lindore të Kinës, e humbën jetën 52 persona, ndërsa janë evakuuar më shumë se 100.000 banorë.

Të paktën 32 persona llogariten të zhdukur, me çka numri i viktimave mund të rritet.

Numër më të madh të viktimave ka në provincën jugore të varfër Guixhou, ku më shumë se dhjetëra njerëz i braktisën shtëpitë e tyre. Viktimat e mbetura janë në pjesët bregdetare të provincës lindore Gjyngsu.

Në përmbytjet janë shkatërruar rreth 8. 000 shtëpi, ndërsa nën ujë janë disa mijë hektarë tokë e punueshme.

Sipas raportit të autoriteteve kineze theksohet se në ditët e ardhshme në provincën Guixhou priten ende të reshura dhe se Qeveria tashmë ka dërguar ekipe për ndihmë në zonat më rëndë të goditura.

Paraprakisht ky rajon ishte i goditur nga thatësirat, që i shkatërroi të mbjellat, pas së cilës bujqit kanë shpresuar se shiu do t’u ndihmojë në mbjelljet e reja për zvogëlimin e humbjeve.