Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 09:48

Strasburg - Parlamenti evropian do të bëjë sot vlerësim për gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë për hyrje në Zonën e Shengenit për qarkullim të lirë.

Debatet në këtë temë janë paraparë për pasdite, ndërsa votimi për të mërkurën.

Komisioni për liri civile, drejtësi dhe punë të brendshme të PE-së muajin e kaluar e votoi vendimin, sipas të cilit, dy vendet janë të gatshme t’i bashkohen Zonës së Shengenit.

Komisioni parlamentar i hodhi poshtë propozimet e disa eurodeputetëve të caktuar që të prolongohet përcaktimi i afateve për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit për qarkullim të lirë.

Është përjashtuar edhe propozimi për lidhjen e çështjes së Zonës së Shengenit me krimin dhe korrupsionin në dy vendet.