Lajme Shqip e Premte, 06 Korrik 2012 21:07

Bukuresht – Parlamenti rumun sot votoi marrje të autorizimeve për presidentin e shtetit Trajan Basesku, për shkak të shkeljes së ligjeve themelore. Nga 432 deputetë, 258 votuan “për” pezullim të Baseskut.

Deputetët e parlamentit rumun sot vendosën për pezullim të presidentit Basesku për shkak të akuzave për mosrepsktim të Kushtetutës, pasi që koalicioni qeveritar trepartiak i qendrës majtiste e ngarkoi se ilegalisht i ka marrë autorizimet nga kryeministri kur në vitin 2010 ka publikuar masa drastike për kursim dhe se ka prishur pavarësinë e gjyqësisë.

Sipas Kushtetutës rumune, Parlamenti mund t’ia merr autorizimet presidentit të shtetit për shkak të shkeljes “serioze” të ligjeve themelore. Pezullimi i Baseskut ende nuk do të thotë edhe ndërrimi i tij, pasi që, sipas procedurës, deri aty mund të vijë madje në referendum i cili duhet të mbahet në afat prej një muaji. (LajmeShqip.com)