Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 16:41

Bruksel - Parlamenti evropian e mbështeti sot propozimin për marrje të imunitetit të eurodeputetit rumun Adrian Severin, duke përjashtuar çdo formë të kufizimit të lirisë së tij personale.

Akuzat kundër Severinit përfshijnë tregti dhe korrupsion “pasiv” tregti me ndikim, për të cilat shkruante gazeta britanike “Sunday Times” në mars të këtij viti.

Eurodeputetët konsiderojnë se “përgjegjësitë e PE-së nuk përfshijnë shprehje të mendimit për atë nëse ndonjë anëtar i institucionit është fajtor, as nëse aktivitetet e tij janë bazë që të vendosen nën përgjegjësi gjyqësore”.

Më 21 mars, Drejtoria kombëtare rumune për luftë kundër korrupsionit ngriti akuza kundër Severin mbi bazë të informacionit, sipas të cilit në periudhën mes dhjetorit 2010 dhe marsit 2011 ai pranoi të marrë 100.000 euro nga përfaqësues të organizatës lobiste fiktive “Tejlor Xhouns pablik afers”, e krijuar nga gazeta “Sandej tajms”.

Gazeta pohon se deputeti paraprakisht ka kërkuar një shumë prej 12.000 euro në këmbim për mbështetjen e tij në PE për projektin për ndryshim të direktivës për garancë të depozitave.