|
|
e Diel, 14 Tetor 2012 15:30 Filipine – Udhëheqësit e grupit më të madh kryengritës mysliman në Filipine janë nisur të dielën në udhëtimin e tyre të parë zyrtar në kryeqytet, në Manilë, për nënshkrimin e një pakti paraprak paqeje, që synon përfundimin e kryengritjes që ka zgjatur me dekada.
Murad Ebrahim, kryetar i Frontit Islamik për Çlirimin e Moros(MILF), do t’i udhëheqë komandantët e lartë në pallatin presidencial për nënshkrimin e marrëveshjes.
Marrëveshja u ndërmjetësua nga Malajzia.
Pakti i shpallur nga presidenti Benigno Aquino III në javën e kaluar, bën thirrje për themelimin e një rajoni autonom të ri në ishullin jugor të Mindanaos, me emrin Bangsamoro, apo kombi mysliman, më 2016.
Marrëveshja është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare dhe avokatët e paqes në Filipine si një hap kyç drejt dhënies fund të konfliktit, që ka vrarë më shumë se 100 mijë njerëz që nga viti 1970. (LajmeShqip.com)