|
|
e Premte, 06 Korrik 2012 13:40 Greqi- Presidenti grek Karolos Papulias ka apeluar që autoritetet e Shkupit të heqin dorë nga ideologjia e maqedonizimit.
Ai këtë e theksoi gjatë një takimi në Athinë me presidentin bullgar, Rosen Plevneliev. “Monopolizimi me termin Maqedoni dhe përcaktimi i emrit, identitetit dhe gjuhës me tërmin maqedon nuk shprehë realitetin në rajon. Aq sa Shkupi vazhdimisht udhëhiqet nga ideologjia e maqedonizimit, aq do mbajë të mbyllur dyert për hyrje në NATO dhe ngrirje të procesit integrues në BE”, ka deklaruar presidenti grek, Papulias.
Ai shtoi se Maqedonia për dallim nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit në planin evrointegrues vazhdimisht do të ketë dyert e mbyllura në rast se do të vazhdojë me politikat dhe propagandën e maqedonizimit.
Sipas tij, FYROM ka pranuar detyrimin për të negociuar për gjetjen e zgjidhjes së emrit dhe në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe do të jetë një emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm.
Papulias dhe Plevneliev deklaruan se dy vendet angazhohen për fqinjësi të mirë dhe Ballkanin e integruar në BE dhe NATO. (LajmeShqip.com)