Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 08:10

Papa Benedikti XVI ka takuar presidentin kubanez Raul Kastro në Pallatin e Revolucionit, në Havana. Para se të nisnin takimin kokë më kokë, presidenti i Kubës ka përshëndetur shoqëruesit e Papës me një fjalim dhe e ka prezantuar Atin e Shenjtë me disa nga ministrat.

Njëkohësisht me takimin mes Papës dhe Raul Kastros u zhvillua një takim tjetër mes delegacionit të Vatikanit (i kryesuar nga kardinali Tecisio Bertone) dhe përfaqësues të qeverisë kubaneze.

Menjëherë pas mbërritjes në vendin amerikano-latin, Papa Benedikti XVI i kërkoi kubanezëve që të punojnë “për një shoqëri më të hapur dhe liberale”. Në një meshë përpara 200 mijë personave në qytetin lindor të Santiagos, Benedikti XVI lëshoi një thirrje për një “shoqëri të re”.

Vizita në ishull, zyrtarisht me rastin e 400-vjetorit të zbulimit të Kubës nga kolonët spanjollë, do të dërgojë Benediktin XVI në kishën e konsideruar një pasuri botërore të Virgjëreshës Bamirëse së El Kobres, përpara se të përfundojë me një fjalim në sheshin kryesor të Havanës, përpara qindra mijëra personave.

Vizita e Papës në Kubë vjen pas një etape në Meksikë, ku mbi 500 mijë besimtarë asistuan në meshën e realizuar në kryeqytetin Meksiko Siti.